PROKURIMET PUBLIKE

CERTIFIKATE FORMIMI PROFESIONAL

Data e Fillimit
12 Janar 2016

Kohëzgjatja
2 muaj

Lektore: Klodiana Cankja
Qëllimi i Trajnimit
1 Pjesëmarrësit të përvetësojnë njohuri të sistemuara për Legjislacionin e Prokurimit Publik dhe Rregullat e Prokurimit.
2 Pjesëmarrësit, të cilët punojnë prej kohësh me Prokurimet Publike të kenë mundësi të sjellin dhe diskutojnë situatat e hasura në praktikë duke adresuar ato sipas dispozitave ligjore.
3 Pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri për procedurat e ankimit, si duhet të komunikohet me autoritetin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik në rastet e ankesave.
4 Çdo njohuri ilustrohet me raste nga praktika dhe pjesëmarrësit janë të lirë të sjellin raste nga praktika e tyre.

Temat që do të trajtohen:

  • Prokurimi Publik në Institucionet e Administratës Publike dhe në sektorin privat.
  • Rregullat e Prokurimit Publik, praktikat më të mira në këtë fushë.
  • Terminologjia, konceptet, parimet ligjore që rregullojnë proçedurat e Prokurimit Publik.
  • Procedurat e Prokurimit Publik në kuadrin e Legjislacionit shqiptar të Prokurimit Publik.
  • Përditësimi me ndryshimet e Ligjit të Prokurimeve.
  • Përgatitja e Dosjes së Tenderit
  • Rëndësia e kritereve për kualifikim dhe kritereve për vlerësim në një proçedurë prokurimi.
  • Proçedurat e rishikimit të Prokurimit Publik.
  • Ligjshmëria e veprimeve në procedurat e Prokurimit Publik.

Pagesa
25.000 lekë (mund të kryhet në dy pjesë)

Trajnimi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet.

Çertifikata ” ISSAT” , është njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Frekuentimi: e martë, e premte 17.30.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.

Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244; [email protected]