Ngritje dhe zhvillim i Sipërmarrjes
në Sektorin e Turizmit
Diplomë e përbashkët e Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Bolonjës. E vlefshme në Shqipëri, Itali dhe në të gjitha vendet e BE-së.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me urdhër nr. 433 të datës 12/11/2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, aktivizon për vitin akademik 2015-2016 Master Profesional në “Ngritje dhe zhvillim i sipërmarrjes në sektorin e turizmit” / Master di primo Livello in “Start Up di Impresa nel Settore Turistico”.
Programi i studimit vjen si produkt i një bashkëpunimi të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe të Universitetit të Bolonjës. Ky bashkëpunim mundëson lëshimin e një Diplome të përbashkët të dy universiteteve partnere.
Masteri do të ketë kohëzgjatje një vit akademik (dy semestra) dhe iu drejtohet të rinjve shqiptarë me formim ekonomiko-juridik dhe sipërmarrësve aktuale dhe potencialë, dhe ka si objektiv t’i pajisë me kompetenca të përgjithshme dhe specifike, të domosdoshme për formimin dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes ekzistuese në vend, si dhe krijimin e një baze për ngritjen e sipërmarrjeve të reja në sektorin e turizmit.
Regjistrimet janë të hapura deri në 21 dhjetor 2015. Apliko tani!
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Web: www.unizkm.al
Info: [email protected]
Tel.: 00355 4 227 3290

Ngritje-dhe-zhvillimi-sipermarrjes.pdf