Konferenca “Zhvillimi i sektorit të turizmit” |
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka kënaqësinë t’Ju ftojë në Konferencën “Zhvillimi i sektorit të turizmit” që do të zhvillohet në datën 15 dhjetor 2015 në orën 10.00 në Aula Magna. Konferenca organizohet nga Universiteti Katolik ZKM në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ambasadën e Italisë dhe Agjensinë për Nxitjen e Shkëmbimeve – ICE. Konferenca vjen në koherencë me prezantimin e Masterit Profesional në “Ngritje dhe zhvillim i sipërmarrjes në sektorin e turizmit”, në një moment shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe krijimin e standarteve të cilësisë në këtë sektor. Ky master do të aktivizohet në vitin akademik 2015-2016, me urdhër nr. 433 të datës 12/11/2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Programi i studimit vjen si produkt i një bashkëpunimi të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe të Universitetit të Bolonjës. Ky bashkëpunim mundëson lëshimin e një Diplome të përbashkët të dy universiteteve partnere. Masteri do të ketë kohëzgjatje një vit akademik (dy semestra) dhe iu drejtohet të rinjve shqiptarë me formim ekonomiko-juridik dhe sipërmarrësve aktuale dhe potencialë, dhe ka si objektiv t’i pajisë me kompetenca të përgjithshme dhe specifike, të domosdoshme për formimin dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes ekzistuese në vend, si dhe krijimin e një baze për ngritjen e sipërmarrjeve të reja në sektorin e turizmit. Ju mirëpresim! Konferenca_Zhvillimi_i_Sektorit_te_Turizmit.pdf |