Mungesa e konsulencave  ligjore dhe financiare, paqartësia dhe gabimet në përcaktmin e formës së biznesit sjellin falimentimin e shoqërive tregtare, duke bërë që kostot financiare për to të jenë fatale.

Instituti i Trajnimeve “Ardex-Consulting” në bashkëpunim me ekspertë në fushën ligjore dhe financiare, njofton se së shpejti fillon trajnimin për:

Konsulent Ligjor dhe Financiar për Shoqëritë Tregtare

Roli i juristit tregtar, përgjegjësia e financierit dhe njohurite e administratorit janë mjaft të rëndësishme për suksesin e shoqërive tregtare. Për këtë arsye ata duhet të zotërojnë informacionin e duhur për përzgjedhjen e formës juridike, xhiron e parashikuar, dokumentacionin dhe procedurat e hapjes dhe menaxhimit të një biznesi.
Nëse ju kërkoni të informoheni apo të rrisni potencialin tuaj dhe të bëheni konsulentë të vlefshëm nesër, bashkojuni praktikës tonë sot për të zhvilluar kompetencat dhe aftësitë Tuaja në këto fusha.

Ardex Consulting
Rruga “Murat Toptani”, Eurocol Center, kati i 3 (Pedonalja), Tirane
Tel: 0688031678