ISSAT

Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” në datën 10 Dhjetor 2015 do të fillojë Kursi Profesional 2-mujor: “MODELIMI KOMPJUTERIK I STRUKTURAVE TË NDËRTIMIT”.

Kursi ka si qëllim:

Trajnimin mbi Modelimin Kompjuterik të Stukturave të Inxhinierisë së Ndërtimit. Kursi parashikon një formim sa më të plotë duke përfshirë një gamë të gjerë tematikash si: sforcimet e deformimet e strukturave, llogaritja e armimit për betonin, dimensionimi i profileve për kapriatat, ngarkesat statike e sizmike, analiza në qëndrueshmëri, analiza modale, vija influente, modelimi i urave, modelimi i rezervuarit, modelimi i ndërtesës shumëkatëshe betonarme. Si mjet pune do të përdoren 2 programe të kompanisë Computers and Structures Inc. si me poshtë:

  • SAP2000 (modelim i përgjithshëm me elementë të fundëm)
  • ETABS (modelim i avancuar i ndërtesave)

Kategoria:

Kursi është i përshtatshëm për studentë të inxhinierisë së ndërtimit, por edhe teknikë të angazhuar në fushën e ndërtimit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim: CV; Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Frekuentimi: e Martë, e Enjte, ora 17:30

Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]