Përshëndetje,

Urojmë të jeni mirë!
Nisur nga kërkesat në rritje adresuar Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), do të organizohet kursi përgatitor për “Kontabël i Miratuar” (SKK & SNK) i FUNDIT për sezonin 2015 në Tiranë, 19 Mars 2015.

Theksojmë se përveç trajtimit teorik të SKK-ve dhe SNK-ve në programin 10-ditor janë të përshira edhe zgjidhje të ushtrimeve nga tezat e viteve të kaluara si dhe ushtrime komplekse. Po ashtu, si risi vjen edhe teza ONLINE për testimin e njohurive vetëm për kandidatët e trajnuar pranë SHKFSH.

Ju bëjmë me dije se janë KONFIRMUAR trajnimet sipas kalendarit të mëposhtëm:

  1. Në Korçë në datën 2 Mars 2015, (gjatë 3 fundjavave), duke u zhvilluar.
  2. Në Shkodër në datën 5 Mars 2015, (gjatë 3 fundjavave)
  3. Në Vlorë në datën 12 Mars, (gjatë 3 fundjavave)
  4. Në Tiranë në datën 19 Mars 2015.

Kursi i Tiranës do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00. (dhjetë ditë rresht pa ndërprerje)

Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.

Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit pjesëmarrësit.

Shënim për jo-anëtarët:

Për t’u anëtarësuar në SHKFSH, fare thjeshtë ndiqni linkun në vijim: http://www.shkfsh.org/si-te-antaresohesh

Në mënyrë që të marrim masa të mira organizative, lutemi konfirmoni interesin për pjesëmarrje duke ju përgjigjur këtij emaili duke specifikuar vendin për kursin që jeni të interesuar (në cilin qytet).

Për cdo pyetje lutemi mos hezitoni të na kontaktoni,

Me urimet më të mira,

Stafi i SHKFSH

Adresa:

SHKFSH – Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise
Blv.Bajram Curri, Pallati Shpresa (Lekli Farma), Kati II, Mbas Shkolles se Baletit
www.shkfsh.org | www.facebook.com/shkfsh