Përshëndetje të gjithëve,
Ju njoftojmë se Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon Kursin e fundit përgatitor, për këtë sezon, për profesionistët që përgatiten për Provimin Kontabël i Miratuar.
Kursi do të jetë 10 ditor, dhe do të fillojë në datën 10 Mars 2014. Trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, dhjetë ditë rresht, pa ndërprerje, mbasdite nga ora 17.00 deri në orën 21.00.
Programi i Kursit, që do t’ju vihet shumë shpejt në dispozicion, do të fokusohet në temat mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar si dhe mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, Kontabilitetin Financiar, Analizë dhe Kontabilitet kosto.
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Tarifat e pjesëmarrjes në kurs janë 18’000 Lekë (450 Lekë/orë), plus kuotat e anëtarësisë në SHKFSH.
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithë pjesëmarrësit.
Rregjistrimet për pjesëmarrje kanë filluar dhe mbyllen ditën që fillon Kursi.
Për të konfirmuar pjësëmarrjen mjafton të nisni email tek [email protected]
Lidhur me datat e provimeve, dokumentacionin dhe datat për pranimin e kërkesave për regjistrim në provimet “Kontabël i Miratuar” (Sezoni 2014) vizitoni www.shkfsh.org
Suksese dhe punë të mbarë,
SHKFSH