Uji i çesmës është i mirë, por kujdes …Sa herë e kemi dëgjuar shprehjen: “Uji i çesmës është i mirë”? Për të garantuar një ujë pa bakterie, ndërmarrjet e ujësjellësit përdorin klorin, -një vrasës bakteriesh me kosto të ulët. Gjynah! Sepse në vend të bakterieve ne pijmë klorin. Edhe pse në gjendje të tretur dhe doza të vogla, studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se klori nuk është i dobishëm për organizmin e Dëmet e klorit që është i pranishëm në ujin e çesmësNdoshta mund të merret lehtë me mend se pirja e ujit me klor nuk është një gjë e shëndetshme. Mjafton që të kërkoni në Internet dhe do të bindeni për dëmet që i shkakton klori shëndetit tonë edhe për aq sa ai është i pranishëm në ujin e rubinetave tona e që e përdorim për të pirë, gatuar, larë frutat apo perimet. Ka shumë studime që evidentojnë një lidhje të rrezikshme ndërmjet pranisë së klorit në ujin e pijshëm dhe sëmundjeve si kanceri, arterioskleroza, infrakti i miokardit, etj.. Klori në ujin e pijshëm, trihalometanet dhe kanceri
“Trihalometanet në ujë, edhe në përqëndrime shumë të vogla, janë shkaku kryesor i pjesës më të madhe të tumorreve në SHBA. (The Environmental Defense Fund). Kanceri i gjirit që godet një në tetë gra në SHBA, nga studimet më të fundit duket se ka lidhje me përqëndrimin e klorit në indet e gjirit. “Jemi të bindur se ka një lidhje ndërmjet kancerit dhe klorit që ndodhet në ujin e pijshëm. Ky është përfundimi që del nga studimet tona”. Gruppo di ricerca del Wisconsin Medical College Përdorimi i ujit me klor për më shumë se 15 vjet sjell rrezikun e kancerit në shtyllën kurrizore”. Health Freedom News Pse klori në ujin e pijshëm është kancerogjen? |
|||
|
|||
Kur nuk e pi, pse e ha?
Shpesh herë uji i shtëpisë paraqitet me aroma dhe shijë të pakëndshme që nuk mund të gëlltiten; herë të tjera ai përmban grimca të ngurta ose shenja ndryshku që prishin shijen por edhe demtojnë mëlçinë dhe veshkat. Të gjithë personat që pijnë ujë të ambalazhauar e bejnë këtë sepse nuk kanë besim tek uji i çesmës. Por në mënyrë paradoksale ato vazhdojnë ta përdorin ujin e rubinetës për të gatuar, pë të bër çaj apo kafe, apo më keq, për të përgatitur ëmbëlsira për fëmijët e tyre të dashur! Ata mendojnë se janë të sigurt vetëm me faktin se uji i përdorur për gatim do të vlojë, duke mënjanuar kështu çdo rrezik për shëndetin. Jo vetëm kaq, por ushqimet i absorbojnë papastërtitë kimike të ujit të gatimit ashtu siç absorbojnë kripën. Si përfundim, në rast se nuk i besoni ujit të çesmës për ta pirë, përse vazhdoni ta “hani” atë?! A ka një zgjidhje të besueshme?Fatmirësisht ka. Një sistem familjar i filtrimit të ujit të ujësjellësit është një zgjidhje e mirë. Shumë njerëz po kalojnë në përdorimin e sistemeve të pastrimit të ujit të pijshëm, të cilat mund të përdoren në mënyrë pjesore ose në të gjithë shtëpinë. Egziston një numër i madh filtrash për ujin të cilët ndryshojnë sipas funksionit dhe çmimit. Ne mund t’ju ndihmojmë që të zgjidhni atë që është më e përshtatshme për nevojat tuaja. Albuji ofron me çmime të arsyeshme një asortiment të gjerë dhe cilësor filtrash për pastrimin e ujit. Në rast se keni ndonjë pyetje ose problem, na kontaktoni dhe shërbimi ynë i klientit do ju përgjigjet menjëherë. Albuji ështe një zgjedhje e mirë. Duke qenë në treg prej më shumë se 16 vitesh ne kemi bërë me mijëra klientë të kënaqur. |
|||