Uji juaj mund të jetë i ndotur nga çdonjëra nga papastërtitë e mëposhtme. Në rast se jeni të shqetësuar për cilësinë e ujit që përdorni, analizojeni atë në një laborator të specializuar. Sistemi i filtrimit të ujit që mund t’ju nevojitet varet nga cilësia e ujit me të cilin furnizoheni.
Papastërti me shije dhe aromë të keqe: Në rast se uji juaj ka aromë dhe shije të keqe, nuk ka dyshim se ju mund ta pastroni atë duke përdorur filtra. Uji i ujësjellësit shpesh mban erën e klorit, e cila gjithashtu mund të mënjanohet përmes filtrave. Filtrat e ujit zakonisht i trajtojnë këto rrethana duke përdorur filtra me karbon të cilat absorbojnë papastërtitë.
Ndryshku dhe llumi: Ju mund të dalloni grimca të ngurta në ujë. Psh, llumi mund të depozitohet në pjesën e poshtme të lavamanit ose paisjeve hidro-sanitare. Grimcat më të mëdha mund te depozitohen në tubacione, pjesët bashkuese apo rubineta. Grimcat e vogla mund të grumbullohen edhe në fundin e një gote me ujë kur ju e leni të qetë për pak kohë. Ndryshku dhe llumi mund të pastrohen lehtësisht nga filtra të veçantë. Këto filtra mund të instalohen për të gjithë shtëpinë. Kështu ju mund të mbroni jo vetëm ujin që pini, por edhe cdo paisje që përdor ujë.
Bakteriet / Organizmat patogjene: Në rast se ju furnizoheni me ujë pusi, ka shumë mundësi që uji të jetë i kontaminuar me baktere dhe organizma patogjene. Shumë bakterie dhe organizma patogjene jetojnë në kushte normale në tubacione të ujrave të pastër. Të tjerë vijnë si rezultat i ndotjes së ujit. Disa nga këto bakterie dhe organizma patogjene ndikojnë në shijen dhe aromën e ujit, por disa jo. Sporofite si Cryptosporidium dhe Giardia janë mikro-organizma të njohur për ndotjen edhe të ujit të trajtuar me klor. Ato mund të shkaktojnë sëmundje dhe janë rrezik serioz për të vegjlit, të moshuarit ose ata me imunitet të dobët. Filtrat e ujit janë të pajisur me materiale të ndryshme filtrues, të cilët bëjnë të mundur mbrojten nga këto ndotës.
Plumbi: Instalimet e vjetra hidraulike mund të jenë kryer me lidhje plumbi. Ai është pa shije dhe pa aromë, por duhet shmangur sa më shumë të jetë e mundur. Ekziston mundësia që të evitohet nga uji i pijshëm me anë te filtrave të posaçëm që vendosen në rubinetë dhe lavamanë. |