 |
Informacion
Tel: 0682088232 |
|
 |
Të gjithë meritojmë një ujë më të mirë!
Po fëmija juaj? |
|
|
|
 |
Ne Kemi Zgjidhje për ujin
që përdorni! |
 |
|
|
ZGJIDHJE PËR FAMILJE

Zgjidhjet familajre mund të realizohen në një ose disa pika dalëse (rubineta) si edhe/ose njëherazi për të gjithë shtëpinë.
|
|
ZGJIDHJE INDUSTRIALE
Ne ofrojmë zgjidhje edhe për nevoja industriale. Këto zgjidhje përfshijnë projektimin, montimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të pastrimit.
|
|
|
 |
Zgjidhje për gjithë shtëpinë
Zgjidhet për gjithë shtëpinë njihen ndryshe si sisteme “Në pikën e hyrjes” (POE) që siç kuptohet edhe nga emri vendosen në linjën kryesore në hyrje të shtëpisë tuaj. Kjo bën të mundur trajtimin e të gjithë uji që përdoret në shtëpinë tuaj; kuzhinë, banjë, etj. Në rast se ju keni probleme me cilësinë e ujit në të gjithë banesën, kjo për ju është zgjidhja më e mirë.
KARAKTERISTIKAT
Zbutje e ujit të fortë
Largim i papastërtive të ngurta
Largim i papastërtive të tjera |
 |
|
Zbutje e ujit të fortë
Uji i fortë shkakton shumë dëme. Më i dukshëm, por jo më i rëndësishmi, është “smerçi” (shtresa që depozitohet) në tuba, kazanë, etj. Ndër dëmet e tij pak të dukshëm me sy, por që janë më të rëndët, mund të përmendim dëmet në organizmin e njeriut (veshka), ulejen e efektivitetit të detergjentëve larës si dhe shkurtimin e jetës së lavatriçeve, bolierëve, etj.
Largim i papastërtive të ngurta
Papastertitë e ngurta dëmtojnë ngrohësit e ujit, bllokojnë lavamanët e lavatriçet dhe mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit që përdoret për pirje ose gatim.
Largim i papastertive te tjera
Tek papastertitë e tjera hyn plumbi, hekuri, bakteret, viruset, klori, etj. Këto mund të mënjanohen në mënyrë të përgjithshme ose në mënyre specifike.
|
|
Zgjidhje ne piken e perdorimit
Sistemet “Në piken e përdorimit” (POU) mund të përdorin pjesërisht ose tërësisht të njëjtën teknologji që përdoret për “Zgjidhje për gjithë shtëpinë” si, filtrimi i grimcave të ngurta, filtra me karbon, filtra me osmozë, por, në vend që të përdoren për të gjithë shtëpinë, ato trajtojnë vetëm ujin që del nga rubineta juaj e preferuar.
KARAKTERISTIKAT
Uje me shije më të mirë
Uje më të sigurt. |
 |
|
Uje me shije me te mire
Këto lloj filtrash mund të mënjanojnë nga uji shijen e keqe, ngjyrën ose aromat e padeshirueshme, te cilat mund të mos përbëjnë rrezik shëndetësor, por ndikojnë në cilësinë e ujit. Ky filtrm do të përmiresojë cilësinë e ujit që përdorni për ta pirë ose gatuar.
Ujë më i sigurt
Shumica e pajisjeve që përdoren për këtë lloj zgjidhjeje gjithashtu filtrojnë edhe ndotësit e rrezikshëm për shëndetin si klori, plumbi, arseniku dhe substanca të tjera me natyrë volative. Kjo gjë e ben ujin më të sigurt për ta pirë ose gatuar me të.
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
|