Dizjani i brendshëm i modelit të ri GLC mbizotërohet nga moderniteti, i cili është përshtatur ndjeshëm me standardet e vendosura nga vëllai i saj i madh, GLE. Pamja e brendshme e GLC-së, i shton akoma më shumë elegancë, e kombinuar me materiale të punuara me dorë dhe të cilësisë superiore; lëkurë nappa, zbukurime elegante të drurit etj., të cilat ofrojnë një ndjesi tërheqëse për syrin dhe në prekje. GLC e re ofron më shumë hapësirë për drejtuesin dhe pasagjerët, të cilat mund të përdorën në mënyrë efektive. Pothuajse të gjithë elementët e komoditetit janë përmirësuar ndjeshëm në të gjithë hapësirën e brendshme.
|