image

image


GLC të shpërblen! Bëje tënden tani.

GLC e re padyshim është një pikë referimi e standardeve me të avancuara të sigurisë, çka e bën atë një ikonë të pakrahasueshme. Modelet e reja të GLC janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të sistemeve ndihmëse, ndërsa konsumi i karburantit është reduktuar me 19 % krahasuar me modelet e mëparshme. Modeli i ri GLC vjen me një dizajn më dinamik dhe emocionues, me më shumë forma puritane. Në aspekte teknike GLC vendos standarde të reja dhe e bën atë një pikë referimi në të gjitha disiplinat. Kapacitetet e jashtëzakonshme të kësaj fuoristrade mesatare janë të pakrahasueshme…

 

image

Më shumë hapësirë.
Më shumë kënaqësi.

Dizjani i brendshëm i modelit të ri GLC mbizotërohet nga moderniteti, i cili është përshtatur ndjeshëm me standardet e vendosura nga vëllai i saj i madh, GLE. Pamja e brendshme e GLC-së, i shton akoma më shumë elegancë, e kombinuar me materiale të punuara me dorë dhe të cilësisë superiore; lëkurë nappa, zbukurime elegante të drurit etj., të cilat ofrojnë një ndjesi tërheqëse për syrin dhe në prekje. GLC e re ofron më shumë hapësirë për drejtuesin dhe pasagjerët, të cilat mund të përdorën në mënyrë efektive. Pothuajse të gjithë elementët e komoditetit janë përmirësuar ndjeshëm në të gjithë hapësirën e brendshme.

Me shume info
 

image

Më pak konsum karburanti,
më shumë komoditet.

Mercedes-Benz ka aplikuar një sërë ndryshimesh për të përmirësuar ndjeshëm efiçiencën dhe performancën e GLC-së. Sistemet e reja apo modifikimi i sistemeve ekzistuese të drejtimit të mjetit, aerodinamika e jashtëzakonshme, koncepti inteligjent i dizajnit dhe pesha janë faktorët kryesorë në reduktimin e konsumit të karburantit. Konsumi i karburantit në modelet me benzinë dhe diesel është reduktuar ndjeshëm deri në 19 për qind. Po ashtu është reduktuar ndjeshëm dhe niveli i emëtimeve të CO₂ krahasuar me gjeneratën e mëparshme, ndërsa është përmirësuar akoma më shumë performanca.

Me shume info