image

Energy Plus Albania ofron shërbime në fushën e Sigurise
dhe Shëndetit në Punë

Aktiviteti i çdo biznesi shoqërohet me praninë e llojeve të ndryshme risku në punë dhe mundësinë e aksidenteve, të cilat krijojnë një kosto shtesë jo të vogël për biznesin.
Përvoja botërore mëson se Siguria dhe Shëndeti në Punë duhet të kontrollohet e njëko-hësisht të shfrytëzohen si mundësi për të rritur eficencën ekonomike dhe konkurrueshmërinë.

Formimi/trajnimi/certifikimi i punonjësve në përputhje me pozicionin e punës, sipas standar-deve përbën domosdoshmëri për të patur mjedis të sigurtë e të shëndetshëm në punë.

Të gjitha bizneset në bazë të ligjit, duhet të njohin punonjësit e tyre me koncepte si: rreziku, risku, dëmi, masat parandaluese dhe mbrojtëse, pajisje mbrojtëse individuale e kolektive në punë etj. dhe t’u krijojnë çdo punonjësi një mjedis pune të shëndetshëm e të sigurt.

Mënyra më efikase për të patur një mjedis pune të shëndetshëm të sigurt është bashkë-punimi me kompani me përvojë, që zbatojnë standarde në fushën e organizimit të shërbimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, siç është,

ENERGY PLUS ALBANIA SH.PK

me nr liçense LN-8413-08-2014, lëshuar nga QKL–ja dhe e miratuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Mënyra më efikase për të patur një mjedis pune të shëndetshëm të sigurt është bashkë-punimi me kompani me përvojë, që zbatojnë standarde në fushën e organizimit të shërbimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, siç është,

Ne jemi degë e kompanisë italiane "Energy Plus Snc" me përvojë 25 vjeçare në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Energy Plus Albania, u themelua 6 vjet më parë nga ekspertët më të mirë shqiptarë e italianë në fushën e Shëndetit e Sigurisë në Punë.
Energy Plus Albania ka zhvilluar e zhvillon aktivitet të suksesshëm në fushën e organizimit të shërbimit të Sigurisë dhe Shëndetin në Punë në kompani të tilla si:

ALBSTAR, EDIL AL,TAP, Gener2, Alesio 2014, Kontakt shpk, Join Venture Dondi Kubota, FARA Assocation, ANTEA TITAN, FCFK-Fabrika e Cimentos Fushe Kruje,Tring TV, Vodafone Albania, Albtelekom, Alba Group, Alba skela, Skelasyla, Millenium, Adstar, Edil Al It, IT Partners; Banka Kombëtare Greke, dhe së fundmi, EBRD (BankaEvropiane për Rindërtim dhe Zhvillim etj.

Energy Plus Albania ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e Sigurisë e Shëndetit në Punë për të gjitha kategoritë dhe tipologjitë e ndërmarrjeve apo institucioneve private apo publike, sipas tre grupeve kryesore si më poshtë:

  1. Formimin, trajnimin dhe certifikimin e punonjësve të profesione të ndryshme në fushën e prodhimit, ndërtimit dhe telekomunikacionit etj
  2. Shërbimin e Figurave Profesionale si: Përgjegjës Sigurie, Koordinator Sigurie dhe Mjeku i Punës.
  3. Hartimi i dokumentacionit të nevojshëm për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar dhe standardit ndërkombëtar të fushës, si p.sh. BS OHSAS 18001/ISO 45001.

Më poshtë, mënyrë më të detajuar do të gjeni shërbimet që Energy Plus Albania ofron në fushën e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.

TRAJNIME & CERTIFIKIME

Energy Plus Albania, e pajisur me licencën nr. LN-8413-08-2014 nga Qendra Kombëtare e Licencimit dhe miratuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies, ofron kurse trajnimi sipas programeve të miratuara nga QKL për:

Koordinator Sigurie në Fazën e Zbatimit.
Kursi u drejtohet te gjithe koordinatoreve te sigurise ne faze projektimi dhe zbatimi. Koordinatori eshte nje figure kryesore i emeruar nga Investitori ne zbatim te VKM. Numer 312 i dates 05 Maj 2010

• Pergjegjes i Sigurise dhe Shendetit ne Pune
Kursi u drejtohet Përgjegjësve për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në çdo kompani në Republiken e Shqipërisë. (Të gjithë personave, te cilët trajtojnë çeshtjet e sigurisë brenda kompanive dhe institucioneve)

• Trajnimi mbi Ndihmën e Parë
Kursi u drejtohet pjesëtarëve të “Skuadrave të Ndihmës së Pare Mjeksore” dhe personelit që do t’i mbështesë ato. (Të gjithë personave të ngarkuar me dhënien e ndihmës së parë mjeksore brenda kompanive dhe institucioneve

• Trajnimi mbi Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Zjarri
Kursi u drejtohet pjestarëve të skuadrave të mbrojtjes nga zjarri dhe personelit që do t’i mbështesë ato. (Të gjithë personave të ngarkuar me organizimin e emergjencave të zjarrit brenda kompanive dhe institucioneve.)

  • Drejtues të kantierit të niveleve të ndryshme mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
  • Punimet në Lartësi.
  • Punime në Hapësira të Kufizuara.
  • Trajtimi i staff-it mbi përdorimin e pajiseve me ekran dhe ergonomia e tyre.
  • Pajisjet Mbrojtëse Personale.
Trajnimi i punëtorëve të ndërtimit të profesioneve të ndryshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë etj.

OFRIM I SHËRBIMIT PËR FIGURA KRYESORE PROFESIONALE DHE PERSONELIT TONË IN OUTSOURCING

Energy Plus Albania, ka në përbërjen e saj një grup ekspertësh të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë që ofrojnë performancën e tyre në kompani të ndryshme, për figura kryesore profesionale të licencuara si:

  • Pëgjegjës i HSE / Manager për menaxhimin e HSE në kompani.
  • Koordinator i Sigurisë në Fazën e Zbatimit.
  • Asistentë të të dhënave të HSE.
  • Mjek ndërmarrje.
  • Etj.

HARTIMI I DOKUMENTACIONIT PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

Energy Plus Albania,ofron shërbimin e saj në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm sipas kërkesave të ligjit shqiptar dhe standardit ndërkombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, si më poshtë:

  • Zhvillimi i Analizës së Rreziqeve dhe Analizës së Risqeve në vendet e Punës (kantier /ndërmarrje/institucion).
  • Zhvillimi i Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë.
  • Zhvillimi i Planit të parandalimit dhe mbrojtjes të Sigurisë dhe Shëndetit.
  • Hartimi i dokumentit të përgjithshëm të risqeve.
  • Hartimi i dokumenteve specifikë të risqeve(zhurmat, kimik, vibrimet etj).
  • Zhvillimi i Planit të Emergjencave.
  • Zhvillimi i Planit të Evakuimit.
  • Zhvillimi i Planit të Trajnimit.
  • Etj.

Na kontaktoni:

0696413348

Ose vizitoni websitin tonë:

energyplusitalia.com
 
 

Na ndiqni në rrjetet tona sociale

FB Facebook
LI LinkedIn
 
 

Energy Plus Albania

Rruga”Abdi Toptani”, Torre Drin, Kati 0, Nr. 11 Tirane

Tel: +355 696413348

Web: energyplusitalia.com

Email: [email protected]