Te nderuar miq,
Kete sezon pranveror kemi menduar qe vec tureve qe organizojme me te huaj per eksplorimin ne kembe te natyres dhe bukurive te vendit tone te mrekullueshem ,te ofrojme dhe per ju nje eksperience te tille. Te dashuruarit pas natyres qe jane gati t'a eksplorojne ate, do duhet te vene ne prove aftesite dhe limitet e tyre fizike.
Kushtet per pjesmarresit ne keto ture jane:
- Gjendje shendetesore e mire.
-.Pregatitje fizike
- Cante shpine 8-10 k
- Disipline ne grup
- Grupi min 8 dhe max 10 persona.
Dita 1. Nisja nga Tirana ne mengjes drejt liqenit te Vau Dejes. Pas afersisht 1 ore udhetim arrijme ne liqenin e Vaut te Dejes dhe vazhdojme rrugen per ne Koman. Rruga deri ne liqenin e Komanit eshte magjepsese,e nje pamje me bukur se tjetra. Ndersa udhetojme pergjate gjithe kohes na shoqeron liqeni deri te diga e Komanit. Marim tragetin per te shijuar gati 2 ore udhetim here permes maleve madheshtore ( qe here pas here jane aq afer deri ne pak metra saqe te duket sikur duan ti mbyllin rrjedhen liqenit), here permes gjelberimit te pafund qe shpaloset ne te dyja anet e liqenit. Te duket sikur po lundron ne fjordet Norvegjeze.
Arrijme ne Fierze ku para nesh shpaloset liqeni i Fierzes me digen e tij madheshtore, me e madhja e llojit te vet ne Europe, qe ka lartesine 180m. Vazhdojme rrugen per ne Bajram Curri, qytetin me verior te vendit. Pasi shijojme nje dreke tradicionale vazhdojme rrugen per ne luginen e famschme te Valbones. Ndalojme te kanioni dhe me pas per afro 45 min futemi ne mes te maleve deri ne Valbone. Akomodohemi dheme pas nje pushim. Mund te luani volejboll, basketboll, ose futboll. Cili deshiron do mund te luaj edhe pingpong apo badminton.
Na prêt nje darke e shijshme me mazen tradicionele.
Dita 2. Pas nje mengjesi te bollshem, nisemi ne kembe per ne Thethin e famshem. Do kemi afersisht 4-5 ore ecje ne nje distance 8-9 km, vershtiresia e lehte deri ne mesatare, vende vende e veshtire deri ne Qafen e Valbones . Kerkon pergatitje fizike te mire. Pas afersisht 2 oresh kemi arritur ne qafen e Valbones ku dhe shijojme dreken qe kemi mare me vete me nje pamje magjepese te Alpeve te Ballkanit. Vazhdojme ecjen per ne Theth. Kerkohet te keni perqendrim maksimal pasi rruga eshte e ngushte dhe e rrezikshme. Arrijme ne Luginen e Shales ku dhe vizitojme ujevaren e famshme te Thethit. Kush deshiron mund te lahet. Mbasdite arrijme ne Theth, akomodohemi dhe kohe e lire ku mund mund te vizitojme mullirin e vjeter qe eshte fare prane qendres akomoduese.
Ne mbremje shijojme nje darke me gatimet tradicionale te zones.
Dita.3. Pas mengjesit fillojme ngjitjen per ne qafen e Thores deri ne Boge. Veshtiresia eshte e mesme - larte vende vende. Ecja zgjat 3-4 ore. Ne qafen e Thores shijome dreken e mare me vete me pamjen e Thethit nga lart dhe gjithe lugines se Shales. Vazhdojme rrugen per ne Boge ku na prêt makina per t'u kthyer ne Shkoder. Pas nje vizite ne qytet kthehemi ne Tirane duke lene pas nje natyre fantastike qe vuri ne prove aftesite tona fizike.
3-ditë, 98 €
Fillimi tureve: 25 Mars, cdo fundjave
Akomodimi
Mengjes,dreke dhe darke
Transporti komod
Bileta e tragetit
Guida profesionale
|