Shërbimi ynë

Lidhja me konsumatorët

Nuk eshte e mjaftueshme qe konsumatoret te vijne vetvetiu ne dyert apo websitin tuaj. Kjo eshte gje e mire, por me qellim qe te jeni me te vertete te suksesshem, juve ju nevojitet qe ta perserisni biznesin dhe ta zmadhoni listen e konsumatoreve. Ju mund ta realizoni kete duke ruajtur ne menyre efektive dhe te shpeshte kontaktet me konsumatoret aktuale apo duke kerkuar konsumatore te rinj.

Krijimi i lidhjeve me konsumatoret ka qene gjithmone nje menyre efikase per te ndertuar maredhenie te qendrueshme dhe emer te mire per biznesin tuaj. Nje fushate publicitare krijon tek njerezit ndjesine qe ju kujdeseni per ta dhe i ben ata qe te ndjehen te sigurt se po bejne biznes me dike qe i vlereson. Ka disa menyra per te ruajtur apo krijuar lidhje te reja me klientet duke i bere ata qe te jene te lidhur me ju vazhdimisht.

Posta elektronike (e-mail) eshte nje menyre e mire per te komunikuar me konsumatoret e tanishem apo te ardhshem. Buletinet e shkurtra informative (news-letters) qe informojne dhe ftojne jane pothuajse gjithmone te mirepritur.

Ju gjithashtu mund te vendosni kupona ose oferta speciale ne komunikimet tuaja. Ne rast se dikush nuk deshiron qe ta perdore kuponin, zakonisht ai ja jep ate nje personi tjeter. Kjo do te thote nje konsumator me shume per ju. Eshte nje ide e mire qe ju t’i pyesni konsumatoret se per cfare interesohen me shume dhe nese kane qene te kenaqur me mallrat apo sherbimet tuaja.

Duke komunikuar me konsumatoret ju jo vetem i beni ato qe te ndjehen te vleresuar, por e beni biznesin tuaj gjithnje e me te dukshem. Mos lini pa njoftuar asnje mundesi per blerje te favorshme dhe kerkoni shpesh sugjerimet e konsumatoreve.

Oferta jonë

  • Dërgim në mbi 100 mijë adresa.
  • Raporte të shkruara.
  • Feedback nga i gjithë procesi.
  • Ndihmë në krijimin e emailit.
  • Mundësi prapa-pagimi.
  • Çmime favorizuese për klientët VIP.

 

 

Nuk lejohen

  • Reklama me përmbajtje raciste.
  • Reklama pornografike.
  • Reklama për "lojrat e fatit".
  • Reklama fetare.
  • Antireklama.