Rreth nesh

01 Janar 2012

Nga sot e tutje, të gjitha fushatat tona publikohen automatikisht edhe në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe LinkedIn. Kjo siguron një audiencë më të gjerë, indeksim të mesazhit tuaj nga motorët e kërkimit dhe plot avantazhe të tjera.  >>>

 

11 Nëntor 2009

Posta Juaj mbërriti në kufirin e 50 milion emaile të shpërndara. Fatmirësisht kjo përkoi me një mesazh për dhurimin e gjakut që u shpërnda falas për llogari të xhamisë "Dine Hoxha" Tiranë.  >>>

 

19 Shkurt 2008

Posta Juaj brenda 24 orëve ngriti në votim më shumë se 150 mijë shqiptarë në një sontazh online të gazetës "Corriere della Sera" për Pavarësinë e Kosovës. Kjo është krenaria jonë.  >>>

 

20 Shtator 2007

Kjo është data kur shërbimi Posta Juaj u bë i disponueshëm pë publikun. Klienti i parë ishte Agjencia e Lajmeve ALN.  >>>

Rreth nesh

Të parët në treg, të vetëm në cilësi, të pa arritshëm në sasi.

"Posta Juaj" është i pari dhe i vetmi shërbim serioz në Shqipëri që ofron E-mail marketing. Duke qenë në treg prej më shumë se katër vitesh ne kemi shpërndarë më shumë se 115 milion emaile dhe kemi organizuar më shumë se 1.000 fushata publicitare për më shumë se 290 biznese vendase ose të huaja.

Duke pasur përparësinë dhe përgjegjësinë e dominimit të tregut, një përvojë të gjatë në fushën e Email Marketingut dhe njohje të thellë teorike për gjithë procesin, kemi arritur të ndërtojmë një infrastrukturë moderne për shperndarje voluminoze të emaileve. Me shërbimin tonë postimet tuaja asnjëherë nuk do të humbasin rrugës apo bllokohen në servera. "Posta juaj" i jep jetë postimeve tuaj dhe vendos germën"e" tek fjala "mail".

Gjatë katër viteve të biznesit shërbimi "Posta Juaj" ka pësuar rritje cilësore dhe sasiore. Kjo provohet nga numri i klientëve tanë, besnikëria e tyre dhe nga sasia e emaileve të shpërndara. Në lidhje me listën e klientëve dhe fushatat e shpërndara mund të mësoni më shumë në faqet Klientët dhe Arkiva. Në këtë seksion po paraqesim vetëm volumin e shpërndarjeve gjatë tre viteve të fundit.