Logo ISSAT

INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Në datën 2 Mars 2015, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Kursi i Trajnimit 2-javor “PROKURIMET PUBLIKE” .

Programi i Trajnimit (24 orë)

Lektore Dr. Klodiana Cankja

Përmbledhja Tematike

  • Prokurimi publik në Institucionet e Administratës Publike dhe në sektorin privat;
  • Rregullat e Prokurimit publik, praktikat më të mira në këtë fushë;
  • Terminologjia, konceptet, Parimet ligjore që rregullojnë proçedurat e Prokurimit publik;
  • Proçedurat e Prokurimit publik në kuadrin e Legjislacionit shqiptar të Prokurimit Publik; Përditësimi me ndryshimet e Ligjit të Prokurimeve.
  • Rëndësia e kritereve për kualifikim dhe kritereve për vlerësim në një proçedurë prokurimi;
  • Proçedurat e rishikimit të Prokurimit Publik;
  • Ligjshmëria e veprimeve në procedurat e Prokurimit publik.

Image

Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Frekuentimi: e Hënë, e Mërkurë, e Premte (17.30 – 20.00)

Kursi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim:

CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rruga e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]