Strategjitë dhe Aftësitë për një Intervistë të Suksesshme
Si të zhvillojmë
një Intervistë Pune
të suksesshme
Trajnim 1 ditor
4 Shkurt 2015
Z. Elvin NOSI, MBAEkspert në fushën e Burimeve Njerëzore.
Ai ka një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e Burimeve Njerëzore, në pozicione drejtuese dhe manaxheriale në sistemin bankar dhe financiar në Shqipëri.
Z. Nosi ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Zotëron një ekspertizë të gjerë në fushën e Burimeve Njerëzore në disa drejtime si Menaxhimi i Performancës/ Karrierës/Talenteve, Kompesime dhe Benefite, Zhvillim Personeli, etj.

Përshkrimi i Trajnimit

Ky trajnim është shumë efektiv për të gjitha kategoritë e të intervistuarve duke filluar nga ata individë që janë në fazat e para të kërkimit të një vendi pune si dhe për ata që duan të rriten dhe të zhvillojnë më tej karrierën e tyre.

Ky trajnim mbulon të gjithë ciklin e intervistës, nga fillimi deri në fund, duke shpjeguar proçeset dhe aktivitetet para dhe pas intervistës.
Gjithashtu pjesëmarrësit njihen me objektivin e intervistës, përgatitjen e nevojshme para intervistës, mentalitetin dhe qëllimin e Intervistuesit, tipe të ndryshme pyetjesh, sjelljen dhe gjuhën e trupit.
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Përdorin strategji efektive për të menaxhuar sa më mirë intervistën
  • Shikojnë intervistën nga këndvështrimi i Intervistuesit për të formuluar sa më mirë përgjigjet
  • Përdorin gjuhën e trupit dhe përshtypjet e para për të ndikuar në një ecuri të suksesshme të intervistës
  • Mësojnë sesi të përdorin sa më mirë fjalët dhe taktikat e ndryshme për të pasur rezultatin maksimal gjatë bisedave të intervistës
  • Përgjigjen me bindje dhe besim pyetjeve gjatë intervistës duke përdorur strategjitë më efektive
  • Rrisin mundësitë për sukses nëpërmjet mënyrës sesi do ta mbyllni intervistën
Vetëm 40 €
Audienca
Të gjithë të interesuarit
Kohezgjatja
1 ditëOra 16:30 – 20:00
Niveli
Fillestar – Mesëm
Kontaktoni me ne:
[email protected]
+355 69 89 70 926 www.abctrainings.comVendi i trajnimit:
Hotel Doro City pranë Zogut të Zi, Tiranë.Formulari i aplikimit:
Shkarkojeni ketu